Kryetari i OVL-së së UÇK-së: Gjykata Speciale po bashkëpunon me Gjykatën Serbe

Hysni Gucati, kryetar i OVL-së së UCK-së, ka thënë se mbi 70 për qind e materialit Gjykatës Speciale që është dorëzuar në zyret e saj tashmë janë në duar të gazetarëve.

Ndërsa ka akuzuar Gjykatën Speciale se po bashkëpunon me Gjykatën Serbe.

“Ne sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme kanë ardhur hetuesit e Gjyaktës Speciale, në lidhje me një ftesë që e kanë dorëzuar, disa rregulla për këto dëshmi,

Që kanë ardhur në organizatë, ne e kemi quajtuar rrufeja dy, ikësi se nuk e dimë se kush është, ne sot i dorëzuam ato materiale, mbi 70 për qind të materialeve i keni marrë. Cdo moment ne do ti bëjmë publike materialet ne do ta vërtetojmë fjalën tonë se Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën Serbe “, tha Gucati.