Kryetari i OVL UÇK-së reagon ndaj deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës të UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit,këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Fokusi.info.

Gucati ka shkruar se Shkëlzen Gashi po e luan rolin  e avokatit të Serbisë, në vend se të punonte në të mirën e shqiptarëve të Kosovës.

Statusi i plotë:

Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij. Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë ku është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë në vend se të punontë në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë!

Kryetari OVL-së të UÇK-së
Hysni Gucati

Ndërkaq, sot këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, e ka ripërsëritur deklaratën e tij të dikurshme se Dick Marty nuk është anti shqiptar. Ai ka thënë se pjesëtarë të UCK-së kanë kryer krime ndaj civilëve serbë.

“Krimet që janë kry prej pjesëtarëve të armatosur të UCK-së ndaj civilëve serbë”, thotë Gashi.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është anti-shqiptar, përkundrazi, Marty e ka publiku një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarë të UCK-së, kanë kry ndaj civilëve të pafajshëm”, ka thënë Gashi në frontal, përcjell Periskopi.

“Dyshohet që i kanë kry…”, ndërhyn gazetari.

“Po dyshohet sepse i kemi njëmijë civilë serbë të vrarë”, ia kthen Gashi.

Video përmbledhëse e këtyre deklaratave që po qarkullon në internet, më poshtë: