Kryetari i Vushtrrisë pozitiv me Covid-19

Permes nje postimi, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se pas disa simptomave të shfaqura dje, është testuar për Covid 19 dhe sot ka marr njoftimin nga IKSHPK që është pozitiv, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë: 

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë
Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19.

Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.

Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve.
Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Me respekt