Kryetari i OVL UÇK-së ua përkujton serbëve krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në facebook, ia ka përkujtuar serbëve krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë, shkruan fokusi.info. 

Ai ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili tha se masakra e Reçakut është një trillim dhe storie e sajuar nga William Walker.

Gucati ka thënë se krimi serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës nuk kishte të ndalur. Ata nuk kursyen as jetën e pleqëve, fëmijëve e grave shtatzëna, si dhe duke ia përkujtuar disa nga masakrat të cilat Vuçiq nuk i njeh, por padrejtësia më e madhe është qe asnjë nga serbët nuk u dënuan për gjenocidin e bërë në Kosovë.

Postimi i plotë: