Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kujton përvjetorin e Marshit të Drejtësisë për krerët e UÇK-së, në Hagë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar përvjetorin e Marshit të Drejtësisë të organizuar në sheshin e Prishtinës, duke e përkujtuar rolin e mijëra qytetarëve në mbështetjen e heronjve të luftës dhe paqes.

Në kohën kur janë shkuar tri vite e gjysmë nga dërgimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë për gjykim, Krasniqi ka ndërmarrë vizita në familjet e tyre.

Ai ka theksuar se figura historike si ata mund të vuajnë burgun, por nuk mund t’u mohohet ndikimi dhe prezenca në shoqëri. Krasniqi shkruan: “Janë disa personalitete, të rralla gjatë historisë, emri dhe veprimtaria e të cilëve e tejkalon të zakonshmen. Të tillët, mund edhe t’i burgosësh, por s’mund t’ua mohosh prezencën. Të tillë janë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”. Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë këtyre viteve, ish-krerët kanë qenë figura publike, shumë më shumë se të familjeve të tyre. Për Krasniqin, është detyrë e tyre që, derisa të kthehen në Kosovë, të vazhdojnë misionin e tyre për shtet-ndërtim, ka saktësuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lini një Përgjigje