Personat me maska vjedhin dhjetra armë në qendrën e qitjes në Rahovec, kamera regjistron gjithçka (video)

Persona të panjohur arritën që nga një qendër e qitjes me armë në Rahovec, të marrin dhjetëra pushkë e revole.

Policia tashmë i ka xhirimet e kamerave të sigurisë dhe po i kërkon grabitësit.

E pasi arritën të futën brenda kësaj qendre të trajnimit për qitje me armë në Rahovec, këta persona të maskuar vodhën goxha armatim, njofton Klan Kosova

Vedat Qeska që është përgjegjës në Qendrën “Pashtriku”, thotë se vlera e armëve të vjedhura shkon në 60 mijë euro.

https://youtu.be/VExon-59PAw