Zemaj deklarohet rreth vdekjeve të dyshimta në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar rreth asaj se çfarë ndodhi dje në QKUK, ku vdiqën nëntë persona të infektuar me koronavirus, katër prej të cilëve kanë vdekur në një periudhë të afërt kohore.

I ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, Zemaj ka thënë se nuk mund të jap konkluzione për mungesën e oksigjenit, gjë për të cilën është dyshuar dje.

“Ajo se çfarë është fatkeqësi është se për 3 ditë ka pasur humbje të jetëve në klinikat e QKUK’së. Mënyrae rapoertimit ka krijuar një konfuzitet. Është e vërtetë që brenda një periudhe kohore, ka ndodhur humbja e katër jetëve, gjë që ka ngritur dilemat. Ajo se cfarë kam vepruar unë si ministër i shëndetësisë është se kam kërkuar informaione shtesë dhe pas një kohe kam vizituar klinikën infektive, e kam autorizu inspektoratin shëndetësor dhe farmaceutik që të bëjnë inspektimet. Nuk mund ta japi atë konkluzion për mungesë të oksigjenit”, ka thënë ai.

Zemaj tutje ka shtuar se nuk dëshiron që të flasë pa pasur një raport zyrtar dhe pa koordinim me prokurorinë e shtetit në marrjen e informacioneve të sakta.

“Unë nuk hy në ato konkluzione pa pasur një raport zyrtar, do të koordinohemi edhe me prokurorinë e shtetit për të marrë informacionet e sakta”, tha ai.

Ndër tjerash ministri i Shëdetësisë ka thënë se për fat të keq ka raste kur persona janë larguar nga Klinika Infektive.

“Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person ka ikur nga Klinika dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”, tha ai.