Mediat italiane: Burri masakron një grua shqiptare në mes të ditës

410

Një grua shqiptare, 47-vjeçe është vrarë në Itali ditën e djeshme në mes të ditës në një provincë në Milano.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është L.H., ndërsa punonte si prostitutë. Ajo kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Shtypi italian, ka zbardhur dhe detaje nga masakrimi i shqiptares. Mësohet se 47-vjeçarja është goditur 5 herë me thikë dhe është tërhequr zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili pas krimit u largua me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

“Dëshmitarët panë viktimën të shtritë në tokë të mbuluar në gjak. Ajo punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël. Shqiptarja kishte 5 plagë të shkaktuara nga një thikë, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në pjesën e prapme. Kalimtarët thanë se shqiptarja u godit nga një burrë i veshur me të zeza, i cili e ndoqi dhe e qëlloi disa herë” – shkruajnë disa nga mediat italiane.

Policia iu bëri thirrjeve qytetarëve, që cilido që e ka parë autorin të japë informacion.

Nuk dihet ende nëse autori ishte një klient i prostitutës shqiptare. “Tani për tani, nuk ka asnjë hipotezë të përjashtuar, hetimet janë në proces”, – mësohet të ketë thënë një nga prokurorët e çështjes.