Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ka dakordim nga të gjitha palët

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiqi, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës nëse do të kishte një dakordim nga Qeveria e Kosovës me partinë e tij, PDK-në, dhe me ndërkombëtarët.

“Duhet të ketë arsye të fortë pse duhet të jap dorëheqje. Në qoftëse kemi dakordim të harmonizuar pse jo. Pa dakordim me Memli Krasniqin, me partinë, me Qeverinë, besa edhe me ndërkombëtaret unë nuk jap dorëheqje vetëm pse më teket mua”, ka deklaruar ai në Debat Plus.