Kryeziu: Mos u merrni me Adem Jasharin sepse kemi punë të tjera si shoqëri

Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje që të tregohet respekt për figurën e Adem Jasharit, dhe të mos përdoret nëpër debate, shkruan Fokusi.info.

Statusi i plotë i Kryeziut:

Të paktën për hirë të Baces Rifat, që ka përjetuar mërzinë më të madhe nga çdo njeri në këtë tokë, tregoni pak respekt sepse eshte turp qe nonstop neper debate kapet per goje Adem Jashari, jo vetem per Agjërim por per gjithçka.
Kemi punë të tjera me të cilat duhet të merremi si shoqëri./Fokusi.info/