Kryeziu: Sa deputeti, ministra, kryeministri e kryetar partie duke kërku vota, sikur me qenë zgjedhje parlamentare

Gjatë kësaj jave është duke u zhvilluar fushata zgjedhore në kuadër të balotazhit për zgjedhjet lokale.

Shumë prej kandidatëve për kryetar komune do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve të komunave përkatëse.

Por ajo çfarë bie në sy përgjatë kësaj javë dhe javëve të kaluara është angazhimi i deputetëve, ministrave, kryetarëve të partive,Kryetarit të Kuvendit e Kryeministrit për kandidatët.

Madje kjo po vërehet thuajse çdo ditë ku të lartpërmendurit lënë punën në institucioneve për orë të tëra e angazhohen në zhvillimin e fushatës elektorale.

Ngjashëm ka vepruar sot sërish kryeministri Kurti i cili udhëtoi drejt Podujevës, për të përkrahur Shpejtim Bulliqin në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

E pas kësaj ka reaguar Ismet Kryeziu nga KDI.

Ai tha se sa deputeti, ministra kryeministra e kryetar partie po kërkojnë vota, e kjo ngjason me zgjedhje parlamentare e jo komunale.

“Sa deputeti, ministra, kryeministra e kryetar partie tu kërkuar vote ta merr mendja se jemi ne zgjedhje parlamentare e jo ne zgjedhje per kryetar komune ”, shkroi ai.