Prigozhin thyen heshtjen: Marshi në Moskë ishte protestë, jo grusht shteti

Yevgeny Prigozhin, kreu i Wagner Group ka thyer heshtjen e tij, duke lëshuar një mesazh audio 11-minutësh, ku ai pretendon se ka iniciuar “marshimin e drejtësisë” të së shtunës drejt Moskës si një protestë dhe “jo për të rrëzuar qeverinë e vendit”. ”

“Ne e filluam marshimin tonë për shkak të një padrejtësie,” tha Prigozhin në një audio 11-minutëshe, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Civilët dolën të na takojnë me flamuj rusë dhe emblema të Wagnerit, ata u gëzuan kur arritëm dhe kaluam pranë tyre”.

“Rrugës nuk vramë asnjë ushtar. Për një ditë ishim vetëm 200 kilometra larg Moskës.

“Ne hymë dhe morëm plotësisht kontrollin e qytetit të Rostovit. Civilët u gëzuan që na panë. Ne treguam një master class se si duhet të dukej 24 shkurti 2022. Ne nuk kishim qëllim për të përmbysur regjimin ekzistues, që u tha shumë herë. Ne u kthyem për të mos derdhur gjakun e ushtarëve rusë.