“Ku ta di”, kjo është përgjigjja e Vuçiqit kur pyetet për kohën e rifillimit të dialogut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është i sigurt nëse Serbia do të pranohej në Bashkimin Evropian edhe nëse do të arrinte një zgjidhje kompromisi me shqiptarët e Kosovës por sipas tij, ajo mbetet në rrugën evropiane.

Ai në një intervistë për TV O2 i pyetur se kur do të rifillonte dialogu me Prishtinën, ai është përgjigjur shkurt me: “Ku ta di”, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb njëherit njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të thirren për në fund të prillit ose fillim të majit .

Kjo është një nga të drejtat ekskluzive të Presidentit të Republikës, dhe unë kam menduar se ato do të shpallen në 22 mars ose edhe më 15 mars, por kryeministrja Ana Bërnabiq më kërkoi që ta zgjasja sa më shumë që të ishte e mundur”, tha Vuçiq.

Ai përmendi datën e mundshme të zgjedhjeve parlamentare më 26 prill ose 3 maj 2020, transmeton Klan Kosova.