Kujdes, mos shkoni në Gërmi sepse është vërejtur një ari

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të mos e frekuentojnë parkun nacional të Gërmisë pasi që është vërejtur një ari.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe besohet se ka ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Apel për qytetarët!

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”,  prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër  apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!