Presidenti Thaçi tregon arsyet pse refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka treguar arsyet se përse ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se mospjesëmarrja e tij bazohet në disa argumente.

Presidenti si arsye të parë ka përmendur se në Samitin e Parë, Kosova ishte anashkaluar qëllimshëm nga Serbia, si dhe këtë takim e cilëson si të pakuptimtë pasiqë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin Kosovën.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar“, ka thënë ndër të tjera ai.

Thaçi më tej ka thënë se vetëm atëherë kur pengesat aktuale tejkalohen përmes dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke, do të bëhen pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta.

Shkrimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook: