Kujdes! Telefoni, shkaktari i shumë aksidenteve

Përdorimi i celularit mund të ketë pasoja të rënda. Rasti është gjatë drejtimit të makinës. Një pjesë e konsiderueshme e aksidenteve rrugore kanë për shkaktar pikërisht celularin.

Disa drejtues mjetesh në rrugët e Tiranës janë filmuar teksa përdorin celularin edhe pse janë në timon.

Por rrëziku për një aksident të mundshëm është i madh. Sipas ekspertit rrugor Artur Sulçe, përdorimi i celularit zvogëlon ndjeshëm kohën që shoferi ka në dispozicion për të reaguar.

Nga 1 sekondë kohë për të reaguar, shkon në 2 apo më shumë sekonda”, thotë eksperti.

Për ekspertin Sulçe, nuk mjaftojnë vetëm gjobat për shoferët që përdorin celularin në timon.

“Duhet edukim i shoferëve të rinj” thotë ai per “t.ch”.

Në vitin 2016, do të ishtë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që do të merrte nismën dhe të propozontë një 10-fishim të gjobave për përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të mjetit, duke e çuar kështu vlerën e gjobës deri në 150 mijë lek të vjetra. Por edhe sot pas tre vitesh, ky propozim nuk është miratuar. Maksimumi që një polic rrugor mund të gjobisë një shofer që përdor celularin është 15 mijë lek të vjetra.