Shoqatat e dala nga lufta në Obiliç i dalin në përkrahje kandidatit të VV-së

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Obiliç i kanë dal në përkahje në balotazh kanditatit nga VV, Halil Thaçit, shkruan Fokusi.info.

Përmes një njoftimi të publikuar nga facebook thuhet se kryetari aktual Xhafer Gashi nuk i ka përmbushur premtimet ndaj kësaj kategorie, prandaj po e përkrahim fuqishëm kandidatin e VV-së, Halil Thaçin.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se të tri shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së: SHFD, SHIL dhe OVL vendosen që në zgjedhjet e 14 nëntorit, të përkrahin fuqishëm kandidatin z. Halil Thaçi”, thuhet në njoftim./Fokusi.info