Kur arinjtë përleshen ndërmjet vete në mes të rrugës dhe ujku “i vëzhgon me kujdes”

Një përdorues i rrjeteve sociale e ka publikuar një video në të cilët shihet një ngjarje shumë e rrallë.

Bëhet fjalë pamje të marra diku në Kanada, në të cilat shihen dy arinj të cilët në një moment fillojnë të përleshen ndërmjet vete.

Por çfarë bie në sy, përkatësisht ajo që i ka bërë përshtypje Cari McGillivray, është fakti se derisa arinjtë përleshen në mes të një rruge, nga distanca një ujk i vëzhgon “me kujdes”.