22 vjet nga rënia e dëshmorit, Blerim (Agim) Saraçi

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e dëshmorit Blerim (Agim) Saraçit, shkruan Fokusi.info.

Dëshmori Blerim (Agim) Saraçi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, i cili u vra nga forcat serbe më 2 prill të vitit 1999, në fshatin Stroc të Vushtrrisë.

Trupi i dëshmorit Blerim Saraçi, u varros të nesërmen, më 3 prill të vitit 1999, në fshatin Gradicë të Drenasit.Ceremonia e varrimit u bë me nderime të larta ushtarake.

Pas përfundimit të luftës, më 1 shtator të vitit 1999, trupi i tij u rivarros në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë./Fokusi.info/