Kurora e gjelbër e Shëngjinit, si ishte dhe si u bë pas zjarrit (foto)

Kurora e gjelbër e Shëngjinit tashmë ka marrë një pamje të re, por të zymtë. Ngjyra jeshile i ka lënë vendin asaj kafe.

Flakët nuk e kursyen, duke djegur sipërfaqe të tëra, ndërsa dëmet janë kolosale, por ende nuk janë përllogaritur.

RTV Ora sjell foto të këtij mali si ishte dhe si u bë. Zjarret ishin të përmasave të mëdha, duke rrezikuar të zbrisnin deri në qytet.

Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e djegur. U deshën dy ditë “luftë” dhe angazhimi i shumë forcave zjarrfikëse dhe të ushtrisë, por edhe banorëve të zonës për të shuar flakët.

Për zjarret u arrestuan Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj me akuzën e “Shkatërrimit me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, por më pas u lanë të lirë.