Kurti: Askush nuk është dënuar për mijëra gra e burra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe

Kryeministri Albin Kurti, për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ka kërkuar drejtësi për gra dhe burra të dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kurti, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se vendosja e drejtësisë është me rëndësi që të lehtësohen dhimbjet e të mbijetuarave të dhunës seksuale.

“Në #Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt kujtojmë se askush nuk është dënuar për mijëra gra dhe burra të dhunuar në Kosovë nga forcat serbe më 1998-9”, thuhet në postimin e tij.

“Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtjes të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shtuar tutje ai./Fokusi.info/