KQZ merr vendim: Albin Kurti s’mund të kandidoj për deputet

361

Kandidatët për deputetë nga Vetëvendosje nuk janë certifikuar nga KQZ-ja.

Kështu Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky vendim u bë i ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Valdete Daka nga KQZ tha se lista e VV-së nuk certifikohet me 5 vota për.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvendësohen.