Kurti bashkë me Liburn Aliun e Hysen Durmishin, inagurojnë fillimin e punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes një njoftimi bëne me dije se sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, me rastin e fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë, do të bëjnë inagurimin e fillimit të punimeve.

Inagurimi do të bëhet tek Rruga Prishtinë-Podujevë, Qeshmja te Kulina, duke filluar nga ora 09:00.