Vetaksident i rëndë, në Podujevë, një grua humb jetën

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mrëmë rreth orës 20:00 në Pojudevë, shkruan Indeksonline.

Shoferi i veturës së tipit “BMW”, ka humbur kontrollin dhe është futur në shinin e urës, i cili më pas i depërton në veturë.

Në veturë ishte një çift të ardhur nga Gjermania, por fatkeqësisht gruaja posa hyn në veturën e Ndihmës së shpejtë ndërron jetë.

Ndryshe, shkaktar i këtij aksidentit konsiderohet Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për shkak që nuk ka përfunduar ende rrugën në këtë pjesë.

Dhe si pasojë e zvarritjes së përfundimit të kësaj rruge ndodhi aksidenti tragjik në Podujevë.