Haradinaj: Është koha që Kurti të kërkojë zyrtarisht që dialogu t’i kalojë presidentit Biden

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj u shpreh se ia ka transmetuar Kurtit, atë siç thotë se është koha që ai si kryeministër të kërkojë që dialogu t’i kalohet presidentit amerikan, Joe Biden.

”Ne të gjithë duhet të punojmë që të mos dështojë Kosova. AAK edhe në të kaluarën s’ka qëndruar indiferente, asnjëherë s’ka qenë”.
”Nuk presim edhe me na ftu, ne kemi qenë aktiv.

Ne kemi pasë komunikim të vazhdueshëm. I kemi prezantu kryeminitrit Albin Kurti, se nëse ai do të ecë përpara në koordinim me ne, nuk kërkojmë rol në dialog, por asnjëherë s’do të hezitojmë me ndihmu Kosovën në një temë në përablljen me Serbinë”.

”Ia kam tërheq vërejtjen Kurtit në këtë rast, për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një”.”Ia thash kryeministrit Kurti, që BE do ditë e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike gjeostrategjike kanë ndryshu, dhe BE më nuk më është neutral, është në luftë me Rusinë, njëjtë sikurse e gjithë bota e përparuar, dhe tash është koha që edhe Kurti me kërku zyrartisht, që platformën e dialogut me kalu tek presidentiti i Amerikës, tek zotri Biden. Sepse në këtë mënyrë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes, por edhe garanca në implementim”.