Kurti bën nderime te Memoriali në Makoc, “kanë kaluar 21 vjet ende askush nuk është gjykuar”

Kryeministri në detyrë, Albin Kuriti ka nderuar martirët e Maocit të cilët u masakruan para 21 viteve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kurti ka thënë se përkundër që kanë kaluar 21 vjet ende askush nuk është gjykuar.

“Forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm. Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar”, shkruan Kurti.