Qeveria hapi dje fushatën, opozita rikthehet sot në protestë në Tiranë

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita e bashkuar me në krye PD dhe LSI pritet të organizojë protestën e 7 kombëtare.

Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por duhet theksuar se thirrjet e kreut të opozitës Lulzim Basha për largimin e Ramës sa nuk është vonë kanë qenë të shpeshta.

Risjellim në vëmendje se protesta e fundit e opozitës mbajtur në 25 maj 2019, u zhvillua e qetë dhe pa akte dhunë.

Ndërkombëtarët prej disa javësh kanë bërë thirrje që protestat të jenë demokratike dhe qytetart të distancohen nga aktet e dhunës.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje krerëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

Jo më larg se dje Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tashmë pritet turi në çdo qytet për të prezantuar platformën për “Bashkia që Duam”, shkruan Oranews.