Kurti bën thirrje: Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi

0
183

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe këshillat e dhëna nga institucionet shëndetësore, në mënyrë që koronavirusi të mos shpërndahet më shumë.

Ai e ripërsëriti edhe vendimin e mbylljes së parqeve nga ora 8:00 – 20:00. Kurti bëri apel qe këtë sfidë ta kalojmë bashkërisht duke qëndruar vetëm.

E kjo sipas tij bëhet edhe duke e përdorur internetin për të mbajtur kontaktet me personat e dashur.

“Gjyshja e gjyshi janë më të rrezikuar, dhe ne ata duhet t’i mbrojmë. Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi “, deklaroi Kurti.