Kurti deklarohet pas takimit me Lajçakun

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, është prononcuar për media, pas takimit me emisarin special për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se Lajcakun e informoi për gatishmërinë e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës së Kosovës, sa i përket raporteve me Serbinë, dhe se Lajçak ishte dakord.

Sipas tij, ai i ka treguar Lajçakut, se nuk e mohon rëndësinë e dialogut, por se jo nën presionin e kohës, dhe se është për një dialog parimor.

“Jemi të interesuar që të kemi një bashkëpunim pozitë – opozitë, sa i përket raporteve me Serbinë, ai ishte dakord, ai më informoi për procesin në përgjithësi, unë i tregova që ne kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë, se jemi në kushte pandemie, se jemi kundër dialogut, por e duam dialogun parimor dhe të përgatitur mirë”, tha Kurti para mediave.

Kurti deklaroi se për dialogun duhet të jenë të përgatitur mirë.

“Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut, më e rëndësishme është që dialogu të jetë i përgatitur mirë, të jetë i sinqertë, dhe jo nën presionin e kohës”.

Më tutje, për një datë të mundshme për rifillimin e dialogut, Kurti tha se nuk mund të ketë datë, pa u formuar njëherë qeveria.

“Nuk mund të ketë datë, sepse njëherë duhet të formojmë qeverinë, të bëhet certfikimi i zgjedhjeve, dhe qeveria do t’i ketë edhe ministrin e vet të Punëve të Jashtme, përfshirë këtu edhe raportin me Brukselin e edhe me Serbinë”.