Trusti sot në mbledhje të Kryesisë

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot në ora 10:00.

E, njëra ndër pikat e rendit të ditës është edhe projektligji për tërheqjen e 30% të Trustit.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ky projektligj duhet të procedohet për në Qeveri, për të kërkuar opinionin e saj, e pastaj kjo e fundit ta dërgoj në Kuvend.

“Sot është në rend ditë në mbledhje të Kryesisë dhe po presim të shohim se a do ta procedoj për në Qeveri”, ka thënë ai, për Front Online.

Qeveria e Kosovës ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj.

Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë.

Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj.