Kurti do shpallet non grata” – Milaim Zeka: Ndërkombëtarët duan një qeveri teknike

Analisti Milaim Zeka tha në emisionin Review në Euronews Albania se Albin Kurti do të shpallet non grata nga ndërkombëtarët.

Zeka u shpreh se këto janë informacione që i ka nga bisedat me diplomatë në Prishtinë por edhe me gazetarë europianë.

Sipas tij, plani i ndërkombëtarëve është që të krijojnë një qeveri teknike duke shpallur non grata kryeministri e Kosovës.