David Philips: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi vetëm me ndërmjetësimin e plotë të ShBA-së

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, në një intervistë me shkrim për Front Online është pyetur edhe për qëndrimin e tij lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka dhënë një përgjigje indirekte duke vënë në pah marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Philips tha se Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara dhe se nevojitet masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Nevojiten masa të jashtëzakonshme për të ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë dhe për të avancuar bashkëpunimin në çdo çështje”, ka thënë David Philips për Front Online.

E duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Philips konsideron se ajo mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin e plotë të ShBA-së në

“Një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet nëse SHBA përfshihet më plotësisht si ndërmjetës”, ka thënë Philips për Front Online.