“Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, edhe Kosovën në qorrsokak”, Haradinaj komenton videon e VV-së

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për videon e publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku opozitarët u goditën për hajni e zhvatje.

Haradinaj tha se ‘forja e Kurtit me video nuk i zgjidh problemet’.

Sipas tij, Kurti e ka sjellur veten, partinë e tij dhe Kosovën në qorrsokak.

“Këshilla ime për Kurtin dhe kolegët e tij mos e vetngushtoni veten me këto video, Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, për fat të keq edhe Kosovën në qorrsokak. Është në një qoshe mjaftë e rrezikshme për veten, për partinë e tij edhe për Kosovën. Propozimi i Amerikës për tabela për Kurtin, nuk ka qenë për Amerikën, por ka qenë për me ec Kosovën pa pasoja të reja deri në marrëveshje, vetëm për këtë arsye”, tha në T7.

Veprimet e Kurtit të njëanshme, kanë shkaktu aq pasoja, saqë sot spo flasim për marrrëveshjen finale por për Asocacionin. Krejt këto e kanë sjellë atë në një qoshe”.