Tenton ta grabisë, plaku 77-vjeçar si një boksier profesionist frikëson hajdutin (video)

Një 77-vjeçar u lavdërua nga Policia e Uellsit të Jugut për guximin dhe vetmbrojtjen që bëri ndaj një burri tjetër që u përpoq ta grabiste pranë një bankomati.

Ngjarja ka ndodhur në datën 5 shkurt në momentin kur ai po tërhiqte lekë nga një bankomat.

I moshuari ka reaguar direkt duke e gjuajtur me grushta grabitësin. Mesa duket ai u frikësua dhe u largua direkt.

“Viktima luftoi me guxim ndaj të dyshuarit që e la duarbosh,” tha policia në një postim në Facebook.