Kosova i dorëzon Serbisë eshtrat e dy serbëve të vrarë në luftë

Kosova ia ka dorëzuar sot Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdarë eshtrat e dy personave të nacionialitet serb që janë vrarë gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

Eshtrat e tyre janë identifikuar në morgun e Prishtinës, përderisa pranim-dorëzimi është bërë përmes komisioneve të të pagjeturve të të dyja vendeve dhe shoqatës serbe të familjeve dhe të kidnapuarve dhe të të vrarëve në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga komisioni qeveritar për të pagjeturit.