Kurti e përqafon ngrohtësisht vajzën e Astrit Deharit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përqafuar ngrohtësisht me vajzën e të ndjerit Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, njofton Klankosova.tv.

Pasi janë bërë homazhe tek varri i Astriti, vajza e tij Arsa iu hodh në përqafim Kurtit.

Ndërkohë, kryeministri pas homazheve tha se do të bëhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë për viktimat e krimeve të kryera nga Serbia, për ato të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe viktimave të krimit politik.