Kurti falënderon Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar shtetin gjerman, pasi sot Këshilli Federal miratoi kërkesën për njohje të patentë shoferëve nga Kosova në të gjithë territorin gjerman.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke treguar besimin e tij të plotë tek autoriteti kompetent i Kosovës. Shumë faleminderit!”, ka shkruar Kurti në Twitter.