Kurti falënderon personelin mjekësor dhe policët për punën gjatë pandemisë, fton qytetarët të vaksinohen

0
143

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga COVID-19, ndërsa i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësore dhe policët për punën gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Kurti u bëri thirrje të qytetarëve që nuk janë vaksinuar të bëjnë termine për vaksinim pasi sipas tij vaksina ka të mjaftueshme dhe çdo javë pranojnë doza të reja.

“…Këto tri javët e fundit janë javët më rënda për popullin e Kosovës, e më të veshurat për institucionet e shtetit. Mirënjohje e falënderim infermierëve dhe mjekëve për angazhim vetmohues për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi në kohën nga varianti Delta është shpërndarë me të shpejtë e më gjerë se versionet e mëhershme. Faleminderit policëve që po kujdesen për zbatimin e masave e po punojnë me ndërrime me nga 12 orë”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar të caktojnë terminë pasi sipas tij vaksina ka mjaftueshëm dhe çdo javë po pranojmë doza të reja.

“Deri më tani kemi administruara afro 1 milion vaksina, kjo është javë që mbërrin numrin 1 milion, prej të cilave 2/3 janë me dozën e parë, 1/3 edhe me dozën e dytë”, tha Kurti.