Kurti: Ftesat e Thaçit i quan kërcënim, flet edhe për koalicionin me LDK

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, para takimit më Këshillin e partisë ka folur për media.

Kurti e ka quajtur kërcënim dy ftesat e njëpasnjëshme të presidentit Thaçi për takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se takimi do të ndodhë, por se kur nuk e di.

Ndërsa ka folur edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën pritet të ketë marrëveshje koalicioni.

Sipas Kurtit do të intensifikojnë takimet dhe bisedimet për të arritur marrëveshje më partinë e dytë fituese të zgjedhjeve.

“Do të takohemi sa më shpejt që të arrijmë të takohemi”, ka thënë Kurti.