Moment për lot: Takimi i parë me nënën që dha për adoptim 52 vite më parë (video)

Një video amatore shfaq momentin emocionues kur një nënë takohet për herë të parë në jetë me të bijën e saj.

Ann Blodgett, 73-vjeçe e kishte dhënë për adoptim vajzën e saj biologjike të lindur në shtator të vitit 1965, pasi që asokohe ishte e turpshme të lindësh një fëmijë jashtëmartesor dhe për faktin që nuk mund ta rriste e vetme.

Pagesat për biletat e Barileva Turist nga tani mund t’i realizoni në pikat e CAPITAL RIA
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
Por edhe pse vitet kalonin, plagët për asnjë moment nuk shëroheshin. Kështu Ann tentoi ta gjejë bijën e saj, por ligjet ishin të rrepta dhe nuk arrinte assesi të kishte qasje në dokumentet për adoptimin e fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Në prill të vitit 2017, Ann e telefonoi një afërme për t’ia bërë me dije se ekziston një ueb-faqe që merret ekskluzivisht me gjetjen e të afërmeve përmes analizave të ADN-së, dhe se ADN-ja e saj po përshtatet qind për qind me atë të një gruaje.

Ann e kuptoi se gruaja e cila kishte ADN-në e njëjtë me të saj quhet Laurie Joncas, dhe se të dhënat e tjera përshtaten shumë me të kësaj gruaje që ka vuajtur shumë në jetë.

Në gusht të vitit 2017, ato u takuan për herë të parë në Martle Beach në Karolinën e Jugut, ku që të dyja ishin të pushtuara aq shumë nga emocionet sa që në një moment Laurie u gjunjëzua para të ëmës.

“I ke sytë e mi, i ke sytë sikur të ishe nëna ime”, thotë Laurie që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit.

E ky moment është filmuar nga një i afërm i tyre.