Kurti i gatshëm të zhvilloi takime të larta politike me palën serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike dje me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në bisedë e të cilin edhe e ka konfirmuar gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe ka shprehur pajtimin për nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut.

Kurti ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.

Me Chollet, Kurti ka diskutuar edhe për propozimin evropian. Ndërsa, u theksua rëndësia a avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare me qëllim që të ecët përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.