Kuvendi mblidhet të enjten

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen të enjten në orën 10:00 për t’i vazhduar disa pika të papërfunduara të seancave plenare të mbajtura më 16, 22, 23 e 30 qershor si dhe 1 e 6 korrik.

Ndërsa në orën 11:00 pritet të nisë seancë e re plenare, ku pos deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të ketë pyetje parlamentare e shqyrtime të projektligjeve.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,

7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021,

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 korrik 2022:

4. Votimi në lexim të dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës

8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

________________________________________________________

Rendi i ditës për seancën e orës 11:00:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

5. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.