Kurti i kërkon debat Thaçit: Unë po e marr Sveçlën e Qalajn, ai ta merr Pacollin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së fundit të presidentit Thaçi, i cili e quajti LVV-në organizatë kriminale, transmeton Fokusi.info. 

Kurti në një status në “Facebook” i ka kërkuar Thaçit të ballafaqohen me një debat në televizion.

Statusi i plotë i Kurtit:

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.