Kurti i kundërvihet deklaratave të Vuçiqit: Është propaganda e një shteti i cili ka kryer gjenocidin e fundit në Evropë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka marrë fjalën në Këshillin e Siguimit të OKB-s. Ai menjëherë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Vuçiq, duke i quajtur deklaratat e tij si propaganda të një shteti i cili ka kryer gjenocidin e fundit në Evropë.

Dhe pikërisht shkaku i Serbisë, edhe është krijuar tribunal për krime lufte në Hagë.

“ Këto janë propaganda të një shteti i cili ka kryer gjenocidin e fundit në Evropë. Dhe pikërisht shkaku I Seebisë, edhe është krijuar tribunal për krime lufte në Hagë”, ka deklaruar ai.