Kurti i përgjigjet Lajçakut pas reagimit për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar ndaj Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së fundit nga Qeveria e Kosovës.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi Kurti.