U la jashtë listës për deputetë nga PSD-ja, flet Frashër Krasniqi

Partia e Shpend Ahmetit, PSD, e cila është në koalicion parazgjedhor me AAK’në gjatë ditës se djeshme ka bërë publike emrat e kandidatëve për deputet, mirëpo aty nuk gjendej edhe emri i Frashër Krasniqit, ish-deputeti nga legjislatura e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

Ish-deputeti Frashër Krasniqi nga radhët e PSD’së, ka sqaruar për Gazeta Metro se lënia jashtë nga lista e kandidatëve për deputetë nga kjo parti, ka qenë nja gabim teknik.

“Ka qenë thjeshtë një gabim teknik, unë do të jem kandidat për deputet nga radhët e PSD’së” ka thënë Krasniqi.

Vlenë të theksohet se Shpend Ahmeti, dje ka publikuar emrat e 10 deputetëve aktual të PSD’së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme ku mungonte Frashër Krasniqi, Ahmeti kishte listuar këta emra: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu, Aida Dërguti.