Kurti i përgjigjet PDK’së, LDK’së e AAK’së për zgjedhjet e reja: S’na konvenojnë sepse zhduket opozita, unë dua t’i mundim, jo t’i zhdukim

Kryeministri Albin Kurti sot bashkë me zëvëndësin e tij Besnik Bislimin kanë mbajtur një konferencë për media rreth takimit të fudnit në Bruksel.

E gjatë kësaj konference Kurti foli edhe për zgjedhjet e reja të cilat po kërkohen nga opozita. Sipas tij nëse mbahen zgjedhjet e reja atëherë “zhduket opozita”.

“Kam dëgju që opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim, e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë. E qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita! Unë jam i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën por jo që ta zhduk!”, tha Kurti.