Veseli: Herët a vonë do arrihet drejtësi për viktimat e Studimes

0
166
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar 19 vjetorin e masakrës së Studimes.
Në një postim në “Facebook”, Veseli ka thënë se do të arrihet drejtësia edhe për viktimat e komunës së Vushtrrisë, të cilët s’do të harrohen kurrë.
Ky është postimi i Veselit:
“Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimes. Në këtë fshat të Vushtrrisë, me 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj. Ëndrra për liri u bë realitet. Realitet do të bëhet edhe drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes, e të dhjetra masakrave tjera të kryera gjithandej Kosovës. Herët a vonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë”.