Kurti i shkon në zyre Konjufcës, a po ia kërkon dorëheqjen?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sapo ka arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Kurti ka shkuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo ajo që dihet është se Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon me ngulm dorëheqjen e tij.

Takimi mes Kurtit e Mustafës do të mbahet me fillim prej orës 16 e 30.