Kurti: Implementimi i masave të reciprocitetit do të jetë gradual, tregon cilat janë ato

Sot në ora 00:00 ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për zëvendësimin e tarifës 100% ndaj importit të mallrave të Serbisë me zbatimin gradual të reciprocitetit, si dhe për largimin e tarifës 100% ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se implementimi i masave të reciprocitetit do të jenë graduale dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e Serbisë.

“Parimi i respektit të ndërsjellë duhet të mbizotërojë, në mënyrë që mos të ketë barriera midis dy shteteve. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vullnetin për të zhvilluar e kultivuar marrëdhënie tregtare, me të gjitha shtetet në rajon, pa pengesa të padrejta, mbi bazën e parimeve të pranuara ndërkombëtarisht, në respekt të traktateve ndërkombëtare dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve”, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë: